Skuadra e konkurrencës së meshkujve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mposhtur 4:2 Kanadanë, rivalin më të madh, në raundin preliminar të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin. Amerikanët tani janë në pozitë të mirë për të shkuar në çerekfinale të hokejit në akull.
SHBA-ja në këtë Olimpiadë po paraqitet me ekip shumë të ri. 12 anëtarë të këtij shteti, janë lojtarë të kolegjeve.
Tani do të duhet ta mposht Gjermaninë të dielën për të dalë në vendin e parë në grup.
Artikuj të ngjashëm