Ekipi i femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hokej në akull, ka mposhtur atë të Zvicrës në ndeshjen e tretë të raundit preliminar.
SHBA-ja fitoi përballë Zvicrës me rezultatin 8:0, ndërsa ishte fitorja e tretë.
Kelly Pannek shënoi dy gola dhe një asistim, Hilary Knight dhe Jesse Compher shënuan nga dy gola secila, ndërsa Megan Bozek dhe Jincy Dunne, asistuan nga dy herë.
Alex Cavalinni bëri 12 pritje në ndeshjen e parë si titullare në Olimpiadë.
SHBA-ja do të ketë test të vështirë pasi më 7 shkurt ballafaqohet me rivalen, Kanadanë.