Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni Koke krenar me paraqitjen e Atleticos

atletico madrid, sport, futboll, manchester city, koha

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke, ka thënë se ndihet krenar për ekipin e tij dhe lojën që e shfaqi ndaj Cityt. Skuadra e Atleticos luajti pa gola të mërkurën në Madrid, kundër Cityt, por u eliminua në çerekfinale të Championsit për shkak të humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1:0.

“Krenar për shokët e mi për përpjekjet e ekipit. Nuk ka asgjë për ta qortuar ekipin. Krenar për të gjithë dhe për tifozët, që përkundër humbjes qëndruan në tribuna për të na brohoritur. Ky është Atletico dhe më vjen keq që nuk shkuan tutje. Në i patëm rastet tonë, por topi nuk futej në rrjetë. E përgëzoj Cityn për kalimin në finale, por Atletico meritoi më shumë”, ka thënë Koke.

“Ne shpesh kritikohemi për lojën tonë, por këtë herë jemi krenarë me atë që treguam në fushë. Ne donim të ishim në gjysmëfinale, jemi të lënduar, por krenarë për këtë edicion në Ligë të Kampionëve dhe nuk do të ndalemi kurrë së besuari se do ta fitojmë një ditë. Tani të fokusohemi në La Liga për të hyrë në Ligën e Kampionëve”.

Artikuj të ngjashëm