Kapiteni i Atletico Madridit, Koke, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Manchester Untedin. Atletico fitoi 1:0 në Old Trafford dhe avancoi në çerekfinale të Championsit.
“Duam të shkojmë largë në këtë garë dhe është e jashtëzakonshme që ende jemi pjesë e saj. Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të jemi në Ligën e Kampionëve në një edicion plot rënie e ngritje. Ne kemi merituar fitoren në ndeshjen e parë, ndërsa luftuan shumë në Manchester për të marrë atë që e merituam nga këto përballje”, ka theksuar mesfushori Koke.
Ai ka folur edhe për portierin e Atletico Madridit.
“Për mua Oblak është portieri më i mirë në botë. Ai e tregoi këtë edhe njëherë sonte”, thotë Koke.
Artikuj të ngjashëm