Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante gjendet në listën e dëshirave të Real Madridit për afatin kalimtar të verës, shkruan gazeta “AS”, transmeton Koha.net.
Kante është një nga tre mesfushorët për të cilët po interesohet klubi madrilen. Në këtë listë është edhe 17-vjeçari i Rennesit, Eduardo Camavinga dhe 21-vjeçari i Lilles, Boubakary Soumare.
Real Madridi po kërkon një mesfushor në afatin e radhës kalimtar.
Kante 29-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2023. Ai i është bashkuar klubit londinez nga Leicester City për 35.8 milionë euro.
Këtë stinor Kante i ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm