Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane shënoi dy herë në kualifikimin e Tottenhamit

Harry Kane shënoi dy herë në rikthimin e tij në formacionin e Tottenhamit.

Spursi e përmbysi humbjen 1:0 të enjten mbrëma nga ndeshja e parë kundër Pacos de Ferreira dhe u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Tottenhami fitoi 3:0.

Kane e hapi serinë e golave në minutën e nëntë pas pasimit të mirë që e mori nga Bryan Gil.

Kane, që ishte titullar me skuadrën që prej 23 majit, shënoi për herën e dytë në këtë duel në mintuën e 35-t nga afërsia.

Giovani lo Celco e vulosi ndeshjen me golin e tretë që e shënoi 20-t minuta para fundit, falë edhe një devijimi.

Tottenhami do t’i mësoj kundërshtarët të premten në mesditë kur edhe do të hidhet shorti në Stamboll të Turqisë.

Artikuj të ngjashëm