Tottenhami e ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Konferencës, falë shkëlqimit të sulmuesit Harry Kane.
Të enjten mbrëma në stadiumin e vet, Tottenhami e mposhti Muran me rezultatin 5:1, në xhiron e dytë të Grupit G.
Dele Alli dhe Giovanni Lo Celso ia dhanë epërsinë e hershme londinezëve në minutën e katërt dhe të tetë.
Në minutën e 53-t, vizitorët nga Sllovenia ngushtuan epërsinë me mbrojtësin Ziga Kous.
Megjithatë, nikoqiri nuk lejoi befasi. Shënoi edhe tri gola tjerë me sulmuesin e rrezikshëm anglez, Harry Kane. Kane realizoi në minutat 68-t, 76-t dhe 88-t.
Tottenhami pas dy ndeshjeve kryeson në grup me katër pikë. Katër pikë i ka edhe Rennesi francez, por me goldallim më të dobët.
Vitesse është e treta me tri pikë, kurse Mura në vendin e fundit pa pikë.