Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane i pandalshëm në fitoren e Tottenhamit

Pas një barazimi e një disfate në Premier League, Tottenhami është kthyer te pikët e plota.

Të udhëhequrit e trajnerit Antonio Conte të mërkurën mbrëma fituan thellë 4:0 në udhëtim te Crystal Palace, në kuadër të xhiros së 19-të.

Të katër golat e Tottenhamit u shënuan në pjesën e dytë.

Harry Kane në minutat 48 dhe 53, Matt Doherty në minutën e 68-të dhe Heung-Min Son në minutën e 72-të, u shënuan në listën e realizatorëve në këtë fitore.

Me këtë fitore, Tottenhami shkon në kuotën e 33 pikëve në 18 ndeshje të luajtura. Zë pozitën e pestë.

Crystal Palace nga ana tjetër në vendin e 12-të ka 22 pikë.

Artikuj të ngjashëm