Tottenhami me shumë ndryshime humbi nga Pacos de Ferreira në plejofin e Ligës së Konferencës në duelin e parë.
Nuno Espirito Santo, gjithë formacionin titullar të fitores 1:0 ndaj Manchester Cityt të dielën e la jashtë, ndërsa Harry Kanen në shtëpi. Si rezultat i kësaj, Tottenhami nuk pati shkëlqim në Portugali.
Lucas Silva vrapoi prapa Cristian Romeros shumë lehtë dhe shënoi në fundin e pjesës së parë. Ishte goli i vetëm i parë në këtë ballafaqim.
Spursi nga ana tjetër nuk e pati as një gjuajtje të vetme në kornizën e portës.
Në këtë ndeshje nga fillimi ishin mbrojtësi Romero, Bryan Gil dhe portieri Pierluigi Gollini, që të tre të transferuar në afatin kalimtar veror.
Edhe
Kane shënoi dy herë në kualifikimin e Tottenhamit
Debutuan me ekipin e parë tinejxherët Nile John dhe Dane Scarlett.
Dueli kthyes do të zhvillohet në “Tottenham Hotspur” javën tjetër.