Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami shpërdoron mundësinë për t'iu afruar kreut

Tottenhami ka shpërdoruar mundësinë për t’iu afruar kreut të tabelës, pasi në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premier Leagues, pësoi disfatë në shtëpi. 

Tottenhami të dielën u mposht nga Aston Villa me rezultatin 2:1, pavarësisht se ishte në epërsi nga minuta e 22-të. 
Argjentinasi Giovani Lo Celso shënoi për 1:0. 
Mysafirëve iu anulua një gol për pozitë jashtë loje fillimisht, por shënimi i Pau Torresit në minutën e shtatë shtesë në pjesën e parë, u pranua. 
Aston Villa më pas realizoi edhe një gol tjetër me Ollie Watkinsin, që ia siguroi skuadrës së tij pikët e plota. 
Aston Villa ka 28 pikë pas 13-të ndeshjeve. Tottenhami mbetet i pesti me 26 pikë.