Viti 2023 nuk ka nisur mirë për Tottenham Hotspur.
Skuadra e madhe angleze u mposht të dielën në shtëpi nga Aston Villa me shifrat 2:0. Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të të Premier Leagues.
Fituesi u vendos në pjesën e dytë.
Për 1:0 shënoi Emi Buendia në minutën e 50-të, ndërsa për 2:0 realizoi Douglas Luiz në minutën e 73-të.
Tottenhami lëshoi pikë të rëndësishme në garë për kreun. I ka 30 pikë nga 17 ndeshje dhe mban pozitën e pestë. Villa është e 12-ta me 21 pikë nga 17 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm