Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane i pandalshëm, “hat-trick” ndaj Burnleyt

Tottenhami ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Burnley, në një ndeshje që shkëlqeu sulmuesi anglez, Harry Kane.

Të tre golat në këtë takim i shënoi Kane, për të marrë edhe primatin e golashënuesit më të mirë në ligë, me po aq gola sa Mohamed Salahu i Liverpoolit, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi nga penaltia në minutën e shtatë, përderisa epërsinë e Tottenhamit e dyfishoi në minutën e 69 pas asistimit nga Sissoko.

Kurse golin e tretë e shënoi pas asistimit nga Dele Alli në minutën e 71.

Pas kësaj fitore Tottenhami mban vendin e pestë me 34 pikë, po aq sa ka Arsenali në një vend më poshtë. Burnley në vendin e shtatë ka dy ditë më pak.

Artikuj të ngjashëm