Sport

Tottenhami shënon fitoren e tretë në Premier League

Tottenhami vazhdon me fitore në Premier League.

Skuadra e trajnerit Antonio Conte, e ka shënuar fitoren e tretë këtë sezon në katër duele sa i ka luajtur deri me tani. Ka edhe një barazim.

Të dielën, në kuadër të xhiros së katërt, Tottenhami ka shënuar fitore si mysafir i Nottinghamit me rezultatin 2:0.

Të dy golat i ka shënuar kapiteni Harry Kane. Anglezi shënoi në minutat  5 dhe 81.

Kane humbi edhe një penallti në fillim të pjesës së dytë.

Me dhjetë pikë, Tottenhami zë vendin e tretë.

Ndërkaq, Nottinghami është në vendin e 14-të me katër pikë.