Kampionia e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave, EP-COM Hajvalia, ka përjetuar humbje të rëndë në Ligën e Kampionëve. Të enjten në Enschede të Holandës, Hajvalia pësoi 9:0 nga Benfica e Portugalisë. Ndeshja i takoi fazës gjysmëfinale të raundit të parë kualifikues të Championsit.
Benfica në fakt ishte favorite e madhe në ndeshje dhe këtë e dëshmoi në fushën e lojës. Rebelo shënoi për 1:0 në minutën e tetë, ndërsa portugezët nuk u ndalën më. Shënuan edhe tetë gola të tjera deri në fund, për fitore shumë të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBenfica kaloi në finale të raundit të parë kualifikues, ndërsa Hajvalia më 21 gusht e luan ndeshjen për vend të tretë. Por avancimi tutje i Hajvalisë nuk është i mundur. Te Hajvalia kishin pranuar forcën e skuadrës portugeze dhe ishin të vetëdijshëm se i pret ndeshje shumë e vështirë. Te Hajvalia paraqiten disa reprezentuese të Kosovës. Kjo skuadër ka ndërprerë dominimin e Mitrovicës në futbollin e femrave në vend.