Medalisti i artë rus, Evgeny Rylov, është suspenduar nga organi drejtues botëror i notit FINA për nëntë muaj, pasi mori pjesë në një tubim në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Sky News të premten.
Rylov ishte në mesin e disa atletëve që u panë të veshur me shkronjën "Z" teksa ndiqnin mitingun në stadiumin Luzhniki të Moskës muajin e kaluar, të organizuar nga presidenti Vladimir Putin.
Në tubim Putini u tha mijërave njerëzve se "ne do të zbatojmë të gjitha planet tona" dhe këmbënguli se "qëllimi kryesor" i pushtimit të Ukrainës ishte "të shpëtonte njerëzit nga vuajtjet dhe gjenocidi".
FINA ka thënë se pezullimi erdhi "pas pjesëmarrjes dhe sjelljes së Rylov në një ngjarje të mbajtur në stadiumin Luzhniki në Moskë".