Kampioni i Kosovës në futboll do të paraqitet direkt në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi në ranglistën e fundit të UEFA-s, liga e Kosovës ka shënuar ngritje, ka njoftuar UEFA të hënën.
Bazuar në këtë, kampioni i Kosovës nuk do të paraqitet më në turneun parakualifikues të Championsit, por direkt në rrethin e parë kualifikues të garës më elitare të Evropës për klube.
Në sezonin 2022/23, Kosova do të ketë katër skuadra në garat evropiane.
Tri nga Superliga dhe një nga Kupa e Kosovës. Skuadrat kosovare prej sezonit 2017/18 paraqiten rregullisht në garat ndërkombëtare, por deri në këtë sezon, kampioni i Kosovës ka luajtur në turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve.