Kampioni i botës në 100 metra sprint në atletikë amerikani Christian Coleman është suspenduar për dy vjet pasi ka humbur tri testime për doping, raporton BBC.
Amerikani 24-vjeçar, që është i suspenduar nga 14 maji i vitit 2020, do të humbasë kështu Lojërat Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm.
Coleman ka fituar të artën në 100 metra në Botërorin në Doha në vitin 2019.
Ai është rekordmen i botës në 60 metra sprint në palestër.
Coleman ka 30 ditë afat për të apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) kundër vendimit të Njësitit të Atletikës për Integritetit (AIU).
Coleman në Doha kishte fituar edhe të artën me stafetën 4x100 e SHBA-së. Ai ishte suspenduar përkohësisht në qeshor pasi humbi testin e tretë të dopingut në dhjetor të vitit 2019. Humbja e tri testimeve të dopingut brenda një viti rezulton me suspendim automatik prej dy vjetëve.