Ish-kampioni i Botës në 1500m, Elijah Manangoi nga Kenya, është suspenduar për dy vjet, për shkak se nuk ka qenë i qasshëm në tri teste për doping.
Sektori i Integritetit të Atletikës ka thënë se dënimi vjen nga 22 dhjetori i 2019-tës, transmeton KOHA.
Manangoi 27-vjeçar e fitoi medaljen e argjendtë në vitin 2015 në Kampionatin Botëror të Pekinit, para se ta merrte të artën në Londër dy vjet më vonë.
Kampioni afrikan në të njëjtën distancë u largua nga Kampionati Botëror 2019 në Doha të Katarit, disa ditë para se të fillonte gara.
Sipas rregullores kundër-doping, atletët duhet t’i informojnë nga një orë çdo ditë autoritetet testuese për vendndodhjen.
dështime në 12 muaj, duke mos qenë prezent në kohën e caktuar, ose informacioni i pasaktë dhe i pakompletuar, numërohet si një dështim, dhe të çon në dënim të menjëhershëm.