Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni e nis me humbje nga Rahoveci

Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, e ka nisur me humbje edicionin e ri të Superligës. Të shtunën, në palestrën “Mizahir Isma”, Ylli u mposht 90:88 nga Rahoveci.

Te “Vreshtarët” debutoi me sukses trajneri i ri Muhamet Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, te kampioni mungoi trajneri Adis Beçiragiq e kapiteni Gzim Morina.

Ndeshja shkoi pothuajse në baraspeshë gjatë katër çerekëve. Ylli e kishte shansin ta barazonte rezultatin në sekondat e fundit, por pas një tollovie nën koshin e Rahovecit, nuk arriti të shënonte.

Pesë basketbollistët kryesorë të Rahovecit shënuan pikë dyshifrore. Jahi Carson realizoi 19 pikë, Chris Seeley 18, Musab Mala 16, Devan Johnson 14 e Edmond Kryeziu 12.

Tek Ylli nuk mjaftuan 26 pikët e Henrik Shirkos, 21 të Valon Bunjakut, 18 të Chris Harrisit e 11 të debutuesit Bashir Ahmed.