Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionati në Rusi vazhdon më 21 qershor

Liga elitare e Rusisë në futboll do të rifillojë më 21 qershor, pasi ishte suspenduar në mes të marsit për shkak të pandemisë COVID – 19, ka njoftuar Unioni i Futbollit të Rusisë të premten.

Vendimi vjen pasi disa liga tjera evropiane, duke përfshirë Bundesligën, kanë njoftuar për rikthim të ndeshjeve.

Unioni do të lejojë skuadrat e Premier Leagues së Rusisë që të bëjnë pesë zëvendësime në ndeshje kur kampionati të vazhdojë muajin e ardhshëm.

Por autoritetet e futbollit në Rusi kanë thënë se nuk ka vendim nëse do të lejohen shikuesit.

Kampioni, Zenit St. Petersburg udhëheq në tabelë me 50 pikë nga 22 ndeshje. Nëntë pikë më pak i kanë Lokomotiv Moska dhe Krasnodari.