Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampet stërvitore që ofrojnë mundësi të fundit për lojtarët në Evropë

"Sigurisht se është mundësia ime e fundit", thotë Guy Ramos. "Jo shumë lojtarë kthehen pas dy vjetëve pa asgjë. Unë nuk jam më i ri".

Qendërmbrojtësi Ramos 32-vjeçar ishte një nga qindra futbollistë nëpër Evropë duke shfrytëzuar një mundësi të fundit për të gjetur një klub këtë verë.

Unionet e lojtarëve nëpër Evropë, në bashkëpunim me Asociacionin Botëror të Futbollistëve Profesionistë (FIFPRo), ka mbajtur kampe stërvitore për lojtarët që kanë mbetur pa kontrata, për t'i mbajtur në formë dhe për t'iu siguruar një rast që të firmosin me ndonjë klub, shkruan sot Koha Ditore.

Nga 502 lojtarë që morën pjesë në 18 shtete, 122 deri më tash kanë gjetur klube të reja, përfshirë këtu Ramosin.

Reprezentuesi i Kepit të Gjelbër, që mungoi dy vjet për shkak të një lëndimi serioz të gjurit, mori pjesë në një kamp të organizuar nga unioni holandez i lojtarëve, dhe siguroi kontratën me skuadrën e elitës së futbollit maroken Chabab Rif Al Hoceima.

(Tekstin e plotë lexoji sot në Koha Ditore)