Përfaqësuesja e Kamerunit ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës. Kameruni, te dielën e ka mposhtur Burkina Fason me rezultatin 1:0 në ndeshjen e Grupit A që u zhvillua në Yaounde.
Në të vërtetë, Kameruni ka fituar me përmbysje të rezultatit falë dy golave të shënuar nga Vincent Aboubakar (40’, 48’). Për Burkina Fason, golin e ka shënuar Gustavo Sangare.
Ai shënoi në minutën e 24-të për ta kaluar Burkina Fason në epërsi.