Burkina Faso ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Kupën e Afrikës. Burkina Faso mposhti Mauritanian me rezultatin 1:0. Ky takim u zhvillua të martën dhe i takoi Grupit D të Kupës së Afrikës. Golin e fitores, Burkina Faso e shënoi në minutën e gjashtë shtesë të fundit të ndeshjes.
Bertrand Traore shënoi golin nga penalltia që pati vlerën e tri pikëve të para. Në grup me Burkina Fason dhe Mauritanian janë edhe Algjeria dhe Angola.