Angola ka fituar 2:0 ndaj Burkina Fasos për ta fituar Grupin D në Kupën e Afrikës në futboll.
Të martën mbrëma Angola e Burkina Faso u përballën në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore.
Mabululu shënoi golin e parë në minutën e 36-të. Në minutën e 92-të, Zini shënoi golin për 2:0, që edhe ishte rezultati final.
Angola e fitoi grupin me shtatë pikë. Tutje avancon edhe Burkina Faso që renditet e dyta me katër pikë.
Angola është kthyer në Kupën e Afrikës pasi mungoi në edicionin e vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm