Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Angola në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Angola është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Afrikës, pasi ka mposhtur Namibinë 3:0 të shtunën.

Përveç tre golave, ndeshja prodhoi edhe dy kartonë të kuq.

Angola luajti me një lojtar më pak nga minuta e 17-të, kur Neblu u ndëshkua me të kuq.

Por kjo nuk e pengoi që Gelson Dala (38’) të shënonte golin e epërsisë.

Namibisë iu përkeqësuan punët pasi Lubeni Haukongo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe baraspeshoi numrin e lojtarëve në fushë për të dyja skuadrat.

Kjo u shfrytëzua nga Angola që shënoi edhe golin e dytë përmes Gelson Dala (42’).

Mabulu (66’) vulosi rezultatin përfundimtar 3:0.

Tijueza që u largua nga Liria drejt Afrikës së Jugut u zëvendësua në fillim të pjesës së parë te Namibia pas një lëndimi. Mesfushori tjetër i Lirisë, Petrus, e kompletoi ndeshjen.

Angola në çerekfinale pret fituesin e ndeshjes Nigeria – Kameruni.

Artikuj të ngjashëm