Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kameruni mposht edhe Etiopinë

Përfaqësuesja e Kamerunit e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Kupën e Afrikës në po aq ndeshje të luajtura. Në duelin e dytë të fazës së grupeve, Kameruni ka triumfuar bindshëm ndaj Etiopisë që e mposhti të enjten me rezultatin 4:1.

Me këtë fitore, Kameruni është forcuar në Grupin A me gjashtë pikë të mbledhura pasi në ndeshjen e parë triumfoi ndaj Burkina Fasos (2:1).

Etiopia kaloi e para në epërsi me golin e shënuar Dawa Hotessa në minutën e katërt por Kameruni u rikthye fuqishëm për ta fituar ndeshjen me golat e realizuar nga Karl Toko Ekambi (8’, 67’) e Vincent Aboubakar (53’, 55’) që shënuan nga dy herë secili.

Artikuj të ngjashëm