Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kthim i jashtëzakonshëm i Kamerunit për vendin e tretë në Kupën e Afrikës

Kameruni ka bërë një kthim të veçantë për ta fituar në fund medaljen e bronztë në Kupën Afrikane në futboll.

Ndeshja për vend të tretë u luajt të shtunën mbrëma, ndërsa u takuan Burkina Faso e Kameruni. Steeve Farid Yago (24’), Andre Onana (autogol 43’) dhe Djibril Ouattara (49’) shënuan për epërsinë 3:0 të Burkina Fasos. Dukej se sfida ishte e mbyllur.

Por kamerunasit kishin plane tjera. Stephane Bahoken shënoi për 3:1 në minutën e 71-të, ndërsa Vincenc Aboubakar realizoi në minutën e 85-të e 87-të për 3:3. Kështu ndeshja shkoi në penallti. Në penallti Kameruni fitoi 5:3 dhe siguroi vendin e tretë.

Kupa Afrikane po luhet pikërisht në Kamerun. Në final, të dielën nga ora 20:00, takohen Senegali e Egjipti.