Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kameri shënon tjetër gol për Salzburgun, këtë herë për Kupë

Dijon Kameri

Talenti Dijon Kameri po vazhdon me paraqitje impresive te gjiganti austriak Red Bull Salzburg.

Pasi në fundjavë realizoi golin e parë në Bundesligën austriake, në paraqitjen e dytë, 18-vjeçari të martën mbrëma shënoi gol tjetër për Salzburgun.

Këtë herë realizoi në ndeshjen për Kupë. Në 1/16 e finales së Kupës së Austrisë, Salzburgu fitoi 3:0 ndaj Union Gurten. Kameri startoi ndërsa realizoi për 2:0 në minutën e 65-të.