Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kameri nis edicionin me gol

Dijon Kameri ka shënuar gol në ndeshjen e parë garuese të edicionit të ri për skuadrën e Salzburgut austriak.

Kampioni i elitës së futbollit të Austrisë fitoi thellë 6:0, në raundin e parë të Kupës së Austrisë të dielën në udhëtim tek Ardaggeri.

Kameri e shënoi golin për 5:0, në minutën e 65-të. 19-vjeçari që luan si mesfushor ofenziv, në lojë hyri në minutën e 64-t dhe realizoi pas një minute.