Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kameri realizon gol e asistim për Salzburgun

Dijon Kameri ka realizuar një gol e ka asistuar një tjetër në fitoren 6:0 që Salzburgu e ka shënuar në udhëtim ndaj Austria Lustenaus.

Ndeshja i takon xhiros së gjashtë të Bundesligës së Austrisë.

Kameri 18-vjeçar u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa realizoi golin në minutën e 82-të dhe asistoi gol në minutën e 78-të.

“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme kur topi kaloi vijën e portës. Ndjehem shumë mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë”, ka thënë Kameri.