Salzburgu ka zgjedhur 27 futbollistë për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e madhe austriake garën në “Champions” do ta nisë të martën me duelin kundër Milanit.
Në listën e futbollistëve të përfshirë për ndeshjet e garës më të fortë për klube nga UEFA është edhe mesfushori i talentuar shqiptar Dijon Kameri.
“Ëndrra e bërë realitet”, ka shkruar Kameri në Instagram.
18-vjeçari Kameri në edicionin e sivjetmë ka zhvilluar shtatë ndeshje në të gjitha garat.
Në Bundesligën austriake me Salzburgun e ka një gol e një asistim. Gol ka shënuar edhe në Kupë.