Mesfushori Dijon Kameri do të transferohet në Zvicër dhe karrierën deri në fund të edicionit aktual do ta vazhdojë te Grasshopperi në formë huazimi.
19-vjeçari Kameri i ka kaluar të gjitha grupmoshat te skuadra e Salzburgut.
Luajti për Lieferingun, skuadrën e dytë të Salzburgut dhe pati 30 paraqitje me tri gola të shënuar e katër asistime.
Kameri po ashtu ka qenë i suksesshëm edhe në “UEFA Youth League”, ku në tetë ndeshje ka realizuar dy gola e dy asistime.
Kameri, që përfaqëson grupmoshën U21 të Austrisë, ka zhvilluar 25 ndeshje me ekipin e parë të Salzburgut.
Ka tri gola të shënuar e dy asistime. “Jemi të lumtur për Dijonin.
Ai që në moshë të re ka marrë shumë eksperiencë dhe ka qenë në gjendje ta shfaqë potencialin në Ligën e Kampionëve.
Me Dijonin do të kemi më shumë kreativitet.
Ai është lojtar shumë i fortë dhe do ta përforcojë mesfushën tonë”, ka deklaruar Bernt Haas, drejtori sportiv i Grasshopperit.