Red Bull Salzburgu i Bundesligës austriake i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, me synimet e njëjta.
Me 16 herë kampionin e Austrisë, stërvitjet i ka nisur edhe futbollisti premtues, Dijon Kameri.
Kameri në fillim të qershorit nënshkroi kontratë me ekipin e parë të Salzburgut deri në vitin 2026.
Ai ishte pjesë e skuadrës FC Liefering, që është ekipi i dytë i Salzburgut.
Në sezonin që shkoi, Kameri pati një gol e katër asistime në 22 paraqitje. Luajti edhe në UEFA Youth League, ku shkoi deri në finale të garës, teksa realizoi dy gola dhe pati dy asistime.
Kameri është pjesë e ekipeve zinxhirë të Austrisë. Me Austrinë U18 ka 5 paraqitje dhe dy gola të shënuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas golit të parë në Bundesligën e Austrisë, Kameri shpreson të luajë në Champions
-
Te Salzburgu të lumtur me debutimin e Kamerit, pritjet prej tij janë të mëdha
-
Kameri i bashkohet ekipit të parë të Salzburgut
-
Kameri transferohet nga Salzburgu te Cracovia në Poloni
-
Kameri në listën e përfaqësueses U21 të Austrisë