Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kameri asiston në fitoren e Salzburgut

Salzburgu e ka fituar ndeshjen e xhiros së 28-të përballë Rapid Vjenës të dielën me rezultatin 2:1, kurse kontribut dha Dijon Kameri.

Kameri që ka pasur telashe me lëndime të shpatullës e gjurit në këtë edicion, të dielën asistoi në golin për 2:0 në minutën e 62-të, kur shënoi Sekou Koita.

Kameri luajti deri në minutën e 73-të. Salzburgu është në pozitën e parë me 39 pikë, tri më shumë se Sturm Grazi.