Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Borussia Dortmundit, japonezi Shinji Kagawa karrierën do ta vazhdojë në Greqi.
Ai të mërkurën është prezantuar te skuadra e PAOK-ut, me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKagawa te PAOK-u është transferuar si futbollist i lirë pasi prej vitit të shkuar ishte pa klub.
31-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Real Zaragozas që garonte në kategorinë e dytë të Spanjës për të cilin shënoi katër gola dhe asistoi dy herë në 36 ndeshje.
Kagawa prej vitit 2010 luan në futbollin evropian kur u largua nga Cerezo Osaka kurse ka luajtur edhe për Beshiktashin. Ai ka edhe 97 ndeshje e 31 gola të shënuar për Japoninë.