Futboll

58-vjeçari Miura zyrtarizohet te klubi i ri

Kazuyoshi Miura

Legjenda japoneze e futbollit, Kazuyoshi Miura, në moshën 58-vjeçare është bërë me klub të ri. 
Miura është huazuar te skuadra japoneze e kategorisë së tretë, Fukushima United, duke e siguruar edicionin e 41-të si futbollist profesionist.

Në edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Atletico Suzuka, që nuk e siguroi mbijetesën dhe ra në ligën regjionale.

“Pasioni im për futbollin nuk ka ndryshuar, pavarësisht sa vjeç bëhem. Jam shumë mirënjohës që më është dhënë kjo mundësi. Premtoj se do të luaj me gjithçka që kam për të dhënë kontribut. Le të bëjmë histori së bashku”, ka thënë Miura, shkruan të martën “Reuters”. 
Miura, i njohur ndryshe si “King Kazu” e nisi karrierën si futbollist profesionist në vitin 1986, kur debutoi te klubi brazilian, Santos. Nga ajo kohë ai ka luajtur në Itali, Australi e Portugali. 

Ai ka kontratë me skuadrën e kategorisë së dytë japoneze, Yokohama, por u huazua për herë të katërt.