Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Issa Kabore, do t'i bashkohet Marseille në formë huazimi, shkruan “Daily Mail” të dielën.
Reprezentuesi i Burkina Fasos thuhet se po tërhiqte vëmendjen nga Southampton, por tani duket se do të bëjë një kalim të përkohshëm në jug të Francës.
Në vitin 2022, Kobore ishte transferuar te City.
Ka qenë i huazuar edhe te Troyes në Francë.
21-vjeçari nuk e ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Cityt.
Artikuj të ngjashëm