Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kabashi, “krahu i majtë” i Kosovës

Arian Kabashi ishte i pakalueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes së Kosovës për kampionen në fuqi të Evropës, Gjermaninë.

Si pjesë e ekipit Shpresa (U21) të Kosovës, të martën mbrëma në stadiumin "Adem Jashari" të Mitrovicës ndalën Gjermaninë në barazim 0:0, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian "Euro 2019", shkruan Koha Ditore.

I madh ishte kontributi i Kabashit edhe në ndeshjen e 22 marsit kundër Azerbajxhanit, të cilën ndeshje Kosova e fitoi 2:0.

Me këto katër pikë brenda pak ditësh, Kosova shpreson në një kualifikim eventual në evropian, ndonëse është i vështirë.

Kosova është e treta në grup me 11 pikë nga tetë ndeshje, pesë më pak se liderja Gjermania që ka edhe një ndeshje më pak... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)