Futbollistet e përfaqësueses U19 të Kosovës i kanë nisur me fitore të thellë kualifikimet për “Euro 2024”.
Kosova të mërkurën mposhti Azerbajxhanin me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua në Slloveni, shtet ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e grupit 3 të Ligën B.
Rreze Gashi shënoi dy gola, ndërsa një tjetër Bardha Gjonbalaj. Gashi shënoi golin e parë në minutën e dytë, ndërsa të dytin në minutën e 58-të.
Gjonbalaj shënoi për 2:0 në minutën e 29-të. Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan të shtunën ndaj Moldavisë, kurse të fundit kundër Sllovenisë më 14 nëntor.