Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusit pret t’i kthehet Pogba

Foto: Reuters

Pogba u largua nga Torino në drejtim të Manchester United në vitin 2016.

Por, ai gjatë verës mund të kthehet sërish në qytetin e Torinos për t’i mbrojtur ngjyrat e Juventusit.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” qysh tash, kanë kontaktuar me Pogban dhe Unitedin për një marrëveshje të mundshme gjatë verës, transmeton KTV.

Juventusi edhe gjatë afatit kalimtar të janarit shprehu dëshirën për ta kthyer, por ishte Manchester United që refuzoi çdo ofertë për të.

26-vjeçari me fanellën e Unitedit në Premier Leaguen e Anglisë ka kontribuuar me dy asistime në shtatë paraqitje.

Ai me gjigantin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2021, derisa vlera e tij në treg është 100 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm