Mbrojtësit e Juventusit, Mattia De Sciglio dhe Alex Sandro, janë kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit të enjten në mëngjes.
Që të dy pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Sampdorias të shtunën.
Lajmi është bërë i ditur në komunikatën e skuadrës “bardhezi”.
Juventusi është i pamposhtur në 14 ndeshje në Serie A dhe ka qenë skuadra më e mirë në Itali në shtatë ndeshjet e fundit bashkë me Romën, duke arkëtuar 15 pikë.
Juventusi do të ballafaqohet me Sampdorian, Villarrealin dhe Salernitanan, para pushimit në këtë muaj.
Artikuj të ngjashëm