Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi vendos për Moratan

Juventusi do ta blejë përfundimisht kartonit e sulmuesit Alvaro Morata. Mediat italiane kanë bërë të ditur se lëndimi i Federico Chiesas ka bërë që krerët e klubit të vendosin për të ardhmen e sulmuesit spanjoll.

Klubi italian ka vendosur t’i paguajë rreth 35 milionë euro për ta blerë kartonin e lojtarit që e huazoi në vitin 2019.

Morata është i huazuar nga Atletico Madridi. Këtë edicion 29-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.

Për Moratan interesim ka shprehur edhe Barcelona.