Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nuk ka vendosur ende për Moratan

Juventusi nuk ka vendosur ende se a do të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll është i huazuar nga Atletico Madridi me të drejt blerjeje në fund të sezonit.

Atletico Madridi për ta liruar Moratan po kërkon rreth 60 milionë euro. 28-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 12 asistime.