Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi do ta blejë Moratan

Juventusi ka vendosur ta blejë kartonin e Alavro Moartas. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri Massimilano Alegri ka kërkuar nga krerët e klubit që të nisin negociatat me Atletico Madridin për spanjollin.

Morata është i huazuar te Juventusi, që ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.

Juventusi do t’i ofrojë rreth 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e Moratas.

29-vjeçari këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.