Juventusi u është kthyer fitoreve në Serie A. Juventusi fitoi të dielën kundër Samprodias në shtëpi. Të dielën fitoi 4:2, në ndeshjen që i takoi javës 26-të të elitës së futbollit italian. Me këtë fitore, Juventusi është ngritur në vendin e shtatë me 38 pikë, kurse Sampdoria bie në vendin e fundit me 12 -pikë. Gleison Bremer shënoi golin e parë në minutën e 11-të. Epërsinë në 2:0 e ngriti Adrien Rabiot në minutën e 26-të, ndërsa Sampdoria më pas shënoi dy gola të shpejtë. Tommaso Augello shënoi në minutën 31-të, ndërsa Filip Duriçiq një minutë më vonë barazoi shifrat në 2:2. Golin e epërsisë 3:2 e shënoi Rabiot në minutën e 64-t, derisa Matias Soule shënoi golin e katërt për Juven.
Artikuj të ngjashëm