Juventusi po planifikon të shesë dy futbollistë në afatin kalimtar të janarit. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me mesfushorët Aaron Ramsey dhe Weston McKennie.
Trajneri Massimiliano Allegri nuk llogarit në shërbimet e lojtarëve dhe ka kërkuar nga krerët e klubit t’i shesin gjatë janarit.
Juventusi po synon të përfitojë rreth 50 milionë euro me shitjen e të dy lojtarëve.
Për Ramseyn interesim ka pasur nga skuadrat e Permier Leagues, derisa McKennie mund të kthehet në Bundesliga.