Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon ta mbajë Dybalan

Juventusi do të rinisë bisedimet me Paulo Dybalan për vazhdimin e kontratës.

Mediumet italiane të hënën, kanë raportuar se trajneri Andrea Pirlo llogarit në shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Dybala tash e disa kohë ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, por që nuk ka gjetur marrëveshje me klubin. Argjentinasi po kërkon pagë mbi 10 milionë euro në sezon për ta vazhduar kontratën.

Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në vitin 2022. Ai këtë sezon ka 11 paraqitje në Serie A, duke shënuar dy gola dhe dy asistime.