Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala arrin marrëveshje me Juventusin për rinovimin e kontratës

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala nuk do të largohet nga skuadra e Juventusit në fund të këtij edicioni.

Gazeta italiane “Tuttosport” ka njoftuar të mërkurën se Dybala tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës, që i skadon verën tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se me rinovimin e kontratës, Dybala do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026 dhe zyrtarizimi do të bëhet brenda këtij muaji. Ai gjithashtu, do të ketë një pagë prej dhjetë milionë eurosh në vit, përfshirë edhe bonuset.

27-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.