Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventusi, pasi ka arritur edhe zyrtarisht marrëveshje me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Kontrata aktuale i skadon Dybalas në fund të këtij edicioni kurse me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2025.
Me arritjen e marrëveshjes, Dybala do të ketë edhe rritje të pagës prej shtatë në nëntë milionë euro në vit.
Dybala iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2015 nga Palermo kurse këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.