Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon Nunezin

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin uruguaian Darwin Nunez, ka raportuar “Tuttomercatoweb” të hënën.

Mësohet se skautët e Juventusit ka kohë që po e monitorojnë Nunezin, i cili po shkëlqen këtë edicion te skuadra e Benficas.

Për kartonin e Nunezit, Juventusi është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për ta siguruar transferimin e tij në fund të këtij sezoni.

Nunez këtë sezon ka shënuar tetë gola në 13 paraqitje për Benfican, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Ai iu bashkua Benficas në vitin 2020 nga Almeria dhe është reprezentues i Uruguait, ku deri më tani ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje.